Ndërlidhjet

Edhe AAK do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sa më shpejt që të jetë e mundshme, për mënyrën e votimit të presidentit.

Ahmet Isufi nga kjo parti tha se “ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosobës i kanë dhënë një hije të keqe jo vetëm institucionit, por edhe asaj për çka kemi luftuar dhe punuar tash e një dekadë”.

Në një takim me gazetarët në Prishtinë, zoti Isufi ka pohuar se në këtë formë “është dhunuar demokracia në Kuvend” dhe se “AAK-ja nuk do të lejojë diktaturë në Kuvendin e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG