Ndërlidhjet

27 vjet burg për Vllastimir Gjorgjeviqin


Dhoma Gjyqësore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartë të policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë kosovarë më 1999. Gjorgjeviq është dënuar me 27 vjet heqje lirie.

Gjykatësit hodhën poshtë pretendimin e Gjorgjeviqit se ai nuk kishte kontroll efektiv mbi përdorimin e forcave të MPB-së në Kosovë, sepse ministri Stojilkoviq e kishte përjashtuar prej këtij kontrolli.

Gjorgjeviqi është shpallur fajtor për krime në formën e dëbimeve, vrasjeve, transferimit të dhunshëm dhe përndjekjeve të kryera në 13 komuna: Rahovec, Prizren, Skënderaj,
Suharekë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Deçan dhe Vushtrri.

Gjykata konkludoi se Gjorgjeviqi mban përgjegjësi për vrasjen e “jo më pak se 724 shqiptarëve kosovarë”, të cilët u vranë nga forcat serbe.
XS
SM
MD
LG