Ndërlidhjet

logo-print

Klinton dënon dhunën në Libi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka dënuar përdorimin e dhunës nga ana e forcave ushtarke të Libisë ndaj protestuesve antiqeveritarë.

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shohin me shqetësim situatën në Libi. Ne i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar që dënon ashpër dhunën, derisa ka raporte për qindra të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur", ka thënë Klinton.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj protestuesve libianë.

Gjatë fjalimit të së martës, lideri libian, Muamer Gadafi, i quajti protestuesit “tradhtarë dhe mercenarë”, që e meritojnë vdekjen.
XS
SM
MD
LG