Ndërlidhjet

Mbreti i Bahreinit në Riad, pavarësisht protestave


Mijëra protestues antiqeveritarë kanë mbushur sheshin e Manams, pavarësisht lirimit të 100 të burgosurve politikë me urdhër të mbretit.

Lirimi i tyre ishte një nga kërkesat kryesore të protestuesve që kërkojnë reforma kushtetuese.

Bëhet e ditur se mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa ka zhvilluar bisedime rreth trazirave me mbretin saudit në Riad.

Sikur Bahreini, edhe Arabia Saudite ka një popullatë të konsiderueshme shiite që ka shprehur pakënaqësi me sundimin sunit.
XS
SM
MD
LG