Ndërlidhjet

Ambasada amerikane kritikon mediat


Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të zbatojë Kodin e Mirësjelljes lidhur me transmetimin dhe botimin e korrespondencave dhe bisedave private të zyrtarëve të këtij institucioni me politikanë të Kosovës.

Mjetet e informimit, si Koha Ditore, Express-i dhe KTV-ja, kanë transmetuar dhe shtypur komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, “përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve.

Ambasada gjithashtu ka kujtuar se Kodi Penal i Kosovës ndalon përgjimin e paautorizuar të bisedave dhe të deklaratave personale, por ua lë autoriteteve ligjore të vlerësojnë nëse ka pasur ose jo shkelje të ligjit.

Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pas botimit në media dhe reagimit të partive politike se ka pasur ndërhyrje nga përfaqësues ndërkombëtarë para votimit për raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit.
XS
SM
MD
LG