Ndërlidhjet

Largimi i UNMIK-ut, kundërproduktiv për Moskën



Diplomacia ruse beson se përpjekjet për të larguar misionin e OKB-së nga Kosova janë kundërproduktive, deklaroi përfaqësuesi i Moskës pranë BE-së.

“Sipas rezolutës 1244 të KS-së të miratuar në vitin 1999, rezolutë e cila nuk është shfuqizuar, Kosova mbetet në juridiksionin e OKB-së. Fakti se Kosova njihet nga 70 shtete nuk e ndryshon situatën, pasi ky numër përfaqëson një pakicë në mesin e bashkësisë ndërkombëtare. Ata janë vetëm një e treta e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha diplomati rus Çizhov.

Duke folur për EULEX-in ai theksoi se misioni i 27 vendeve të BE-së, pesë nga të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, “ka hapësirë të kufizuar veprimi”.
XS
SM
MD
LG