Ndërlidhjet

Izraeli i përgjigjet me sulm ajror raketave nga Gaza



Izraeli është përgjigjur me sulm ajror pasi një raketë e shkrepur nga militantët në Rripin e Gazës ka rënë në qytetin izraelit Bersheba.

Zyrtarët e Izraelit nuk raportuan për të lënduar si pasojë e raketës ‘Grad’.

Një raketë tjetër ‘Grad’ raportohet se ka rënë afër qytetit izraelit Netivot, por as aty nuk u raportua për të lënduar.

Palestinezët thanë se tre militantë u plagosën në sulmin ajror izraelit.
XS
SM
MD
LG