Ndërlidhjet

"Koha Ditore" reagon ndaj letrës së ambasadorit Dell



E përditshmja “Koha Ditore” ka reaguar ndaj letrës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell drejtuar Këshillit të Pavarur të Mediave.

Shkas i letrës ishte raportimi i gazetës për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, me rastin e zgjedhjes së kryetarit dhe qeverisë.

“Koha Ditore” shkruan se qasja e gazetarëve të saj ka qenë “absolutisht etike dhe profesionale, pra për pasojë edhe e ligjshme”.

Gazeta shkruan se “kodi etik e ndalon ndërhyrjen në çështjen e thjeshtë private apo personale, pos në rastin kur këto kanë ndikim në interesin publik”.

Sipas gazetës, “zgjedhja e institucioneve të Kosovës dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në proces me anë të porosive nga telefonat dhe komunikimet private, megjithate janë në interes të përgjithshëm”.

Për më tepër, shkruan pos tjerash “Koha Ditore”, kur “e tëra ka ndodhur në ambientin e sallës së Kuvendit të Kosovës dhe jo në një ambient privat”.
XS
SM
MD
LG