Ndërlidhjet

Erdogan: Turqia shembull për arabët



Turqia, e cila ka treguar se "Islami dhe demokracia mund të bashkekzistojnë", mund të jetë burim i frymëzimit për popujt arabë, ka thënë kryeministri Rexhep Taip Erdogan.

"Ne përpiqemi të jemi shembull, por mund të jemi burim i frymëzimit, sepse Turqia ka treguar se Islami dhe demokracia mund të bashkekzistojnë në mënyrë të përsosur", tha Erdogan.

"Meqë bindjet fetare nuk e pengojnë jetën në demokraci, dhe meqë demokracia nuk i pengon bindjet fetare, ne në këtë vend me vite të tëra jetojmë në këto dy situata", e transmeton AFP kryeministrin turk.

XS
SM
MD
LG