Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Parandalohet sulmi ndaj televizionit


Policia e Gjeorgjisë tha se ka parandaluar grupet kriminale, të cilat me urdhër të Rusisë, kanë bërë përpjekje të minojnë selinë e një televizioni privat.

“Dy mjete shpërthyese u zbuluan dhe u çaktivizuan natën e kaluar në afërsi të televizionit Imedi”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Televizioni, në mars të 2010-ës, transmetoi një reportazh të imagjinuar rreth pushtimit të Rusisë – gjë që shkaktoi panik në mesin e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG