Ndërlidhjet

Luftime në qytetin e tretë më të madh të Libisë



Raportohet se forcat e sigurisë, besnike ndaj udhëheqësit libian Muamar Gadafi, kanë sulmuar formacionet që kontrollojnë qytetin e Misratës, i treti në vend për nga madhësia. Misrata gjendet 200km larg kryeqytetit Tripoli.

Luftimet po zhvillohen në afërsi të aeroportit të qytetit, derisa qendra e tij vazhdon të jetë nën kontrollin e protestuesve anti-qeveritarë.

Këta të fundit kanë marrë sot kontrollin e Zuarës, 120km në perëndim të Tripolit. Në të tjera zhvillime raportohet se forcat e Gadafit sulmuan protestuesit në qytetin e Zauijas.

Kundërshtarët e regjimit 40 vjeçar të Gadafit kontrollojnë një pjesë të madhe të lindjes së Libisë dhe kanë bërë thirrje për të marshuar drejt Tripolit për të rrëzuar Gadafin.

XS
SM
MD
LG