Ndërlidhjet

Zanier kundërshton deklaratat e Ivanoviçit



Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, ka reaguar ndaj deklaratave të Oliver Ivanoviçit, pas takimit që ata kanë zhvilluar më 22 shkurt.

Zanieri ka theksuar se qëndrimet e tij lidhur me raportin e Dik Martit mbeten të pandryshuara. "Besoj se është në interesin e të gjithëve që të kërkojmë qartësi për këtë çështje. Në këtë kuptim mirëpres një hetim ndërkombëtar të pavarur, të cilin UNMIK-u do ta mbështesë", tha Zanier.

Ai shtoi se pas diskutimeve në Këshillin e Sigurimit varet nga vendet anëtare të përcaktojnë natyrën e mekanizmit që do të ndërmarrë hetimin. Zanier vetëm ka përsëritur qëndrimin e EULEX-it se ka kompetencën e nevojshme për një hetim të tillë. Shefi i UNMIK-ut ka shtuar se edhe opcionet e tjera duhet të diskutohen dhe të shqyrtohen.
XS
SM
MD
LG