Ndërlidhjet

Putini e Barroso përplasen për energjinë



Kryeministri rus, Vladimir Putin, është përplasur sot me kreun e Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso, rreth politikave energjitike.

BE-ja planifikon që të ndalojë furnizuesit e naftës dhe gazit që të jenë njëherësh dhe drejtues të rrugëve të transportit të energjisë.

Putini tha se planet e tilla mund të dëmtojnë kompanitë ruse si Gazpromi dhe i cilësoi ato si "konfiskim i pasurisë".

Barroso i hodhi poshtë akuzat duke theksuar se korniza e re ligjore për energjinë është në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Evropa është tregu më i madh i Rusisë në fushën energjitike dhe Moska është e shqetësuar rreth planeve të Brukselit për rritjen e burimeve të furnizmit me naftë e gaz.
XS
SM
MD
LG