Ndërlidhjet

logo-print

Lajçak: Udhëheqësit e Kosovës, partnerë të besueshëm



Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi i kanë mundësitë që gjatë këtij viti të shënojnë përparim drejt integrimit evropian, por disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor së pari duhet të zgjidhin problemet e brendshme politike, deklaroi Mirosllav Lajçak.

"Në disa raste mund të flasim për krizë politike, e këtu në vend të parë është Shqipëria", tha Lajçak. Ai shtoi se "Shqipëria duhet të zgjedhë", pasi BE-ja ia ka bërë të qarta kushtet që duhet të përmbushë për të marrë statusin e vendit kandidat në fund të 2011-ës.

"Kjo gjeneratë e udhëheqësve politike ka dy opcione, të jetë ajo që do ta bëjë realitet të ardhmen evropiane të Shqipërisë ose që ta shkatërrojë atë", theksoi diplomati evropian.

Duke folur për Kosovën Lajçak ka nënvizuar se Bashkimi Evropian i sheh udhëheqësit e rinjë të Kosovës si partnerë të besueshëm, që janë zgjedhur në mënyrë demokratike, pavarësisht akuzave të bëra së fundi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi.

"Tani presim që institucionet e reja të përfshihen me shpejtësi maksimale për të përmbushur kriteret evropiane dhe dëshirojmë të shohim fillimin sa më të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd", theksoi Lajçak për agjencinë Reuters.

Lajçak, ish ministër i jashtëm i Sllovakisë, aktualisht është pjesë e strukturave të shërbimit diplomatik të BE-së. Pas 21 janarit ai e ka vizituar disa herë Shqipërinë në përpjekje për të zgjidhur krizën.
XS
SM
MD
LG