Ndërlidhjet

Gadafi akuzon protestuesit se janë të droguar



Udhëheqësi libian Muamar Gadafi ka akuzuar Al Kaidën dhe Osama bin Ladenin se qëndrojnë pas trazirave në vendin e tij.

Gadafi në një transmetim televiziv, që u tha se ishte i drejtpërdrejtë, ngushëlloi familjet e atyre që janë vrarë gjatë ditëve të fundit duke i quajtur ata “fëmijët e Libisë”.

Ai akuzoi banorët e qytetit perëndimor të Zauijas, të cilët janë të përfshirë në luftime të ashpra me trupat qeveritare se janë nën efektin e drogës.

BE-ja dhe Rusia kanë dënuar dhunën ndaj protestuesve. Zvicra nga ana e saj ka urdhëruar ngrirjen e pasurive që besohet të jenë të Gadafit dhe familjes së tij.
XS
SM
MD
LG