Ndërlidhjet

Libia rrezikon përjashtimin nga struktura të OKB-së



Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një sesion special për të vendosur përjashtimin e Libisë nga ky Këshill, për shkak të dhunës që ka përfshirë vendin.

Kjo do të jetë hera e parë që një vend anëtar i Këshillit bëhet objekt i masave të tilla.

Para takimit të sotëm në Gjenevë Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përjashtimin e menjëhershëm të Libisë nga kjo strukturë.

nc022472
"Ne mbështesim përjashtimin e Libisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Qeveria libiane ka shkelur të drejtat e popullit të vetë dhe ky hap do të thellojë izolimin me të cilin përballet qeveria e Libisë", tha Filip Kroullei, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Po gjatë ditës së sotme një tjetër strukturë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit, do diskutojë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Libisë, pasi Tripoli nuk ka respektuar thirrjet e organizatës botërore për t'i dhënë fund dhunës.

Presidenti amerikan ka diskutuar me udhëheqësit e Francës, Britanisë dhe Italisë gjendjen e krijuar në Libi, që është njëherësh një nga prodhuesit kryesor të naftës në botë.

XS
SM
MD
LG