Autoritetet në Zelandën e Re kanë pranuar se ka pak gjasa që punonjësit e shpëtimit të gjejnë të mbijetuar të tjerë në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. Burimet zyrtare raportojnë se i mbijetuari i fundit është gjetur të mërkurën.
Aktualisht, numri zyrtar i viktimave nga tërmeti që goditi qytetin e Krisçërçit ka arritur në 113.
Mbi 200 njerëz llogariten si të zhdukur nga tërmeti, përfshi dhe shumë studentë të huaj nga Japonia, Kina dhe nga vende të tjera aziatike.