Ndërlidhjet

logo-print

Vritet lideri i Al Kaidës në Irak



Ushtria e Irakut tha se forcat e sigurisë kanë vrarë udhëheqësin kryesor të Shtetit Islamik të Irakut, grup i ndërlidhur me Al Kaidën, dhe përgjegjës për sulme vetëvrasëse dhe me bomba në mbarë Irakun.

Zëdhënësi i komandës operacionale në Bagdad, Kasim al-Mousavi, tha se al-Naser Liden Abu Sulejman është vrarë mbrëmjen e së enjtes në Hit, qytet në perëndim të Bagdadit.

Sulejman njihej si "ministër i luftës" i grupit në fjalë.

Ai e zëvendësoi egjiptianin Abu Ajub al-Masri, i cili u vra në një operacion në muaji prill.
XS
SM
MD
LG