Ndërlidhjet

Rusia do të ndërtojë reaktor bërthamor në Bangladesh



Qeveria e Bangladeshit tha se Rusia është dakorduar të ndërtojë reaktorin e parë bërthamor në këtë vend.

Ministria e Shkencës tha se zyrtarët e dy vendeve e kanë nënshkruar marrëveshjen të enjten në Daka.

Rusia do t'i furnizojë dy reaktorët që do të prodhojnë gjithsejt 2 mijë megavatë energji elektrike, të cilat do të ndërtohen deri në vitin 2018 me një çmim prej 1.5 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG