Ndërlidhjet

Thaçi dhe Kuper diskutojnë dialogun Prishtinë-Beograd



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Robert Kuper, zyrtar i lartë në kabinetin e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton, kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi në kontekst të integrimeve evropiane dhe përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore.

Sipas komunikatës, në takim është potencuar se dialogu për çështje praktike do fokusohet në çështjet që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të dy vendeve.

Thaçi ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara plotësisht për agjendën evropiane, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, mirëqenien e qytetarëve dhe raportet e mira me të gjithë fqinjët, të cilat do të çojnë në afat sa më të shpejtë tek integrimi euroatlantik i Kosovës.
XS
SM
MD
LG