Ndërlidhjet

logo-print

KB: Rritje alarmante e dhunës në Libi



Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillai tha se dhuna kundër protestuesve në Libi po rritet në mënyrë alarmuese.

Pillai tha në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë se ka informacione se mijëra civilë janë vrarë e plagosur nga dhuna e regjimit të Gadafit.

Ndërkohë dëshmitarët në kryeqytetin Tripoli, thanë se forcat besnike të Gadafit sot kanë hapur zjarr duke vrarë të paktën dy protestues.

Raportohet se pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë në qytetin Axhabija u janë bashkuar protestuesve.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara gjithashtu planifikon të takohet sot për të diskutuar masat, përfshirë sanksionet e mundshme kundër regjimit të Gadafit.
XS
SM
MD
LG