Ndërlidhjet

Londër: Dënohet studenti për propagandë terrori



Një gjykatë në Londër e ka dënuar një student të drejtësisë me pesë vjet burg për shkak se ka postuar propagandë terroriste islamike në internet.

Mohamed Gul, 23 vjeç, u shpall fajtor për shpërndarjen e publikimeve terroriste.

Ai akuzohet se ka postuar 30 video në internet, në të cilat kishte futur këngë xhihadiste dhe fragmente nga ueb-sajtet e Al Kaidës dhe Talibanëve.

Studenti tha se kishte vepruar nga kurreshtja dhe për shkak të bindjeve politike.

Gul i tha gjykatës se ai nuk e mbështet terrorizmin, por gjykatësi Dejvid Paget tha se Gul ishte "thellësisht i radikalizuar", dhe se dënimi i tij duhet t'u shërbejë si paralajmërim të tjerëve.
XS
SM
MD
LG