Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane përshëndet qëndrimin e H. Klinton


Vëllazëria Myslimane e ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, e cila vlerësoi se Uashingtoni do ta rishqyrtojë strategjinë "e gabuar" pas revolucionit në Egjipt që përmbysi presidentin Hosni Mubarak.

Klinton pat deklaruar se çdo palë që angazhohet për demokracinë dhe kundër dhunës, ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet në Egjipt.


"Shpresoj këto fjalë të çojnë në revidimin e strategjisë së gabuar të mbështetjes amerikane ndaj regjimeve tirane në botën arabe, pasojë e së cilës ishin revolucionet popullore kundër regjimeve të tilla", ka thënë zëdhënësi i lëvizjes Esam al Arajan.

XS
SM
MD
LG