Ndërlidhjet

Jeremiq: Ndarja e Kosovës, një nga opcionet



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se ka “shumë njerëz” nga komuniteti ndërkombëtar që mendojnë se ndarja e Kosovës mund të jetë një nga opsionet.

“Ka gjithnjë e më shumë njerëz në qarqet ndërkombëtare të cilët e shohin se projekti i imponimit të pavarësisë së Kosovës ka rënë në vështirësi dhe se është e domosdoshme të gjendet ndonjë zgjidhje kompromisi. Shumë prej tyre konsiderojnë se ndarja mund të ishte një nga opsionet”, ka thënë Jeremiq për të përditshmen "Veçernje Novosti".

Sipas tij, pas vendimit të gjykatës së Hagës dhe rezuolutës së KB, Serbia ka bërë përpjekje të mëdha diplomatike për të bindur sa më shumë vende për pikëpamjet e saj.

“Megjithë pritjet se do të çojmë duart dhe si pasojë e tërheqjes sonë do të ndodhin me dhjetra njohje, nuk jemi dorëzuar dhe kjo ka dhënë rezultate”, ka thënë Jeremiq.

XS
SM
MD
LG