Ndërlidhjet

BE: Embargo armësh Libisë dhe masa tjera



Diplomatët thanë se vendet e Bashkimit Evropian janë dakorduar në parim që t'i vendosin embargo të armëve Libisë, si dhe t'ia pezullojnë asetet dhe të vendosin ndalesa udhëtimi për anëtarët e regjimit.

Raportohet se vendimi do të formalizohet javën e ardhshme.

Ndërkohë, dëshmitarët në kryeqytetin Tripoli thanë se forcat besnike të liderit Moamer Gadafi sot kanë hapur zjarr ndaj protestuesve duke vrarë të paktën dy demonstrues.

Më herët, Komisionerja e Lartë e KB për të drejtat e njeriut, tha se dhuna kundër protestuesve në Libi po rritet në mënyrë alarmuese.

Në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Navi Pillai se mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur nga dhuna e regjimit të Gadafit.
XS
SM
MD
LG