Ndërlidhjet

OSBE shqetësohet për trajtimin e rasteve gjyqësore familjare



Gjykatat në Kosovë janë duke dështuar për të gjykuar në mënyrë adekuate rastet që lidhen me Ligjin për Familjen siç janë divorci, kujdestaria apo e drejta për t’i vizituar fëmijët, thuhet në një raport të publikuar nga misioni i OSBE-së në Prishtinë.

Raporti thotë se disa raste të divorcit marrin vite të tëra për shkak të paaftësisë së gjykatës për t’i mbledhur palët, për t’i dëgjuar fëmijët ose dëshmitarët tjerë ose për të përmendur dëshmi të vërteta.

“Kur gjykatat dështojnë që në mënyrë të duhur të menaxhojnë procedurat gjyqësore familjare, efikasiteti i sistemit gjyqësor si tërësi zbehet”, tha Susan Heintz, Shefe e Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete.
XS
SM
MD
LG