Ndërlidhjet

logo-print

KB: Urdhërohen hetime për dhunën në Libi



Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për të dërguar një mision hetues në Libi, dhe rekomandoi që ky vend të pezullohet nga ky organ.

Vendimi u mor në mbledhjen në Gjenevë, pasi zyrtarja e lartë, Navi Pillai, tha se dhuna kundër protestuesve antiqeveritarë në Libi po përshkallëzohet në mënyrë alarmante.

Ajo tha se ka raporte se mijëra civilë janë vrarë apo plagosur gjatë shtypjes së protestuesve nga regjimi i Moamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG