Ndërlidhjet

Zvicra bllokon pasuritë e Gadafit



Qeveria e Zvicrës ka vendosur që menjëherë të bllokojë pasuritë, që dyshohet se i përkasin liderit të Libisë, Moamer Gadafi dhe bashkëpunëtorëve të tij.

"Për të shmangur çdo keqpërdorim të mjeteve publike libiane, këshilli federal zviceran vendosi që menjëherë ta bllokojë të gjithë pasiurinë e mundshme të Gadafit dhe njerëzve të rrethit të tij", njoftoi ministria e jashtme e Zvicrës.

Sipas burimeve diplomatike që i shpalli WikiLeaks, Libia ka 32 miliardë dollarë në disa banka amerikane, si dhe investime të drejtpërdrejta në Londër.
XS
SM
MD
LG