Ndërlidhjet

Parlamenti polak dënon qeverinë belloruse



Ligjvënësit e Polonisë e miratuan sot një rezolutë, me të cilën e dënojnë presidentin e Bellorusisë, Aleksandr Lukashenko për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ligjvënësit në dhomën e ulët të parlamentit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë, dhe bënë thirrje që t'i jepet fund shtypjes në vendin fqinj.

Bashkimi Evropian e rivendosi ndalimin e udhëtimit për Lukashenkën dhe zyrtarët e lartë bellorusë, për shkak të shtypjes së protestuesve pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të dhjetorit.
XS
SM
MD
LG