Ndërlidhjet

Ban: Të ndalet gjakderdhja në Libi


Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të veprojnë sa më shpejt për të ndaluar gjakderdhjen në Libi.

“Situata mbetet jashtëzakonisht e rëndë. Sot kemi marrë njoftime të tjera të përleshjeve të dhunshme, me numër të madh të viktimave. Po ashtu kemi raporte të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut. Këto përfshijnë: vrasjet, arrestimet arbitrare, të shtënat ndaj demonstruesve paqësorë, arrestimin dhe torturimin e opozitarëve si dhe përdorimin e mercenarëve të huaj“, ka thënë Ban.

Qindra veta besohet të jenë vrarë nga përleshjet ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave që mbështesin regjimin e Muamer Gadafit.

Komentet e Banit vijnë në kohën kur Këshilli i Sigurimit po shqyrton një rezolutë, me të cilën çështja e Libisë do t’i drejtohej Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për hetim dhe ndjekje të mundshme penale. Votimi i rezolutës pritet të bëhet gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG