Ndërlidhjet

Irak: Kleriku bën thirrje për reforma


Kreu klerik i Irakut u ka bërë thirrje politikanëve të zvogëlojnë përfitimet e tyre dhe të përmirësojnë shërbimet publike, një ditë pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Bagdadit dhe të qyteteve të tjera për të kërkuar reforma ekonomike.

Megjithatë, Ajatollah Ali al-Sistani pranoi se qeveria ka bërë progres në përmirësimin e furnizimit me energji, në sigurimin e ushqimit për të varfrit, duke krijuar vende pune dhe duke luftuar korrupsionin.

Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën të premten, në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin Mosul dhe Hauixha.
XS
SM
MD
LG