Ndërlidhjet

Vazhdon evakuimi i qytetarëve nga Libia


Qytetarët e huaj vazhdojnë të largohen nga Libia, derisa dhuna në vend ka shënuar rritje. 2,911 pasagjerë kanë arritur sot në ishullin e Kretës, ndërsa mbi 2,000 shtetas kinezë kanë ndaluar në Maltë.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-mun, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të veprojnë sa më shpejt për të ndaluar gjakderdhjen në Libi.

Besohet se qindra persona kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave që mbështesin regjimin e Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG