Ndërlidhjet

logo-print

KPJ: Të mos anashkalohet Kuvendi lidhur me bisedimet


Klubi për Politikë të Jashtme ka shprehur shqetësimin e tij për aktivitetet e Qeverisë së re të Kosovës rreth bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, ndërsa ka kërkuar që i tërë procesi i tyre të jetë “konsensual” dhe t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nisja e takimeve të para negociatore dhe emërimi i zyrtarit që do t’iu prijë bisedimeve, tregojnë se zoti Thaçi ia ka mësyrë këtij procesi pa përfillur opozitën dhe pa përfillur Kuvendin e Kosovës".

"KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet të diskutohet fillimisht, e më pas të aprovohet fillimi i tij”, vlerësuan përfaqësues të këtij klubi në një konferencë për media.

Ata kritikuan institucionet përgjegjëse për mungesë të një platforme shtetërore për bisedimet me Serbinë.

Ekipin, i cili pritet të nisë bisedimet me palën serbe, do ta udhëheqë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa Beogradi zyrtar qysh muaj më parë pati emëruar Borko Stefanoviqin si udhëheqës të ekipit serb.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, konsultimet para fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd janë aktualisht në fazën finale.
XS
SM
MD
LG