Ndërlidhjet

Irlandë: Opozita prin në zgjedhje


Bazuar në rezultatet e exit poleve, fituese e zgjedhjeve nacionale në Irlandë është partia e deritashme opozitare Fina Gael, për të cilën kanë votuar 36.1 për qind e zgjedhësve.
Kjo përqindje vlerësohet se është e pamjaftueshme për të pasur shumicën absolute në dhomën e ulët me 166 deputetë të Parlamentit irlandez, sepse kjo parti do të duhej të fitonte të paktën 40 për qind të të gjitha votave.

Partia, që udhëhiqet nga Enda Keni, sipas të gjitha gjasave, qeverinë e re do të duhej ta formojë në koalicion me laburistët irlandezë, të cilët kanë fituar rreth 20.5 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG