Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin ndaj serbëve në Gjakovë


Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin e së shtunës ndaj automjetit që po bartte disa “pelegrinë serbë” për të kryer ritet fetare në kishën ortodokse në Gjakovë.

"Ky është një akt i patolerueshëm dhe i dënueshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga të gjithë qytetarët e saj", thuhet në komunikatë.

Qeveria thekson se "ky sulm është një goditje ndaj vlerave të tolerancës dhe të bashkëpunimit mes komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë, vlera këto që janë promovuar në vazhdimësi nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës”.

Ekzekutivi kosovar, përmes deklaratës, u bën thirrje organeve kompetente që “menjëherë të ndërmarrin hapat e duhur që shkaktarët e këtij sulmi të nxirren para organeve të drejtësisë”.

Katër persona u arrestuan gjatë ditës nga policia e Gjakovës, pasi kishin gjuajtur me gurë një autobus me targa të Beogradit. Autobusi bartte serbët që kishin vizituar Kishën Ortodokse dhe varrezat në Dardani e Lugbunar.
XS
SM
MD
LG