Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kërcënon Jugun dhe SHBA-të


Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të sulmojë Jugun dhe Shtetet e Bashkuara nëse provokohet gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të dy vendeve, të parapara për nesër. Kërcënimi i fundit vjen disa javë pas dështimit të negociatave midis dy Koreve.

Tensionet në Azinë Lindore janë rritur që nga fundosja e luftanijes jugokoreane vitin e kaluar. Koreja e Veriut i ka mohuar akuzat e Jugut se ishte e përfshirë në incident.

Stërvitjet e ardhshme ndërmjet Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara kanë për synim përgatitjen për çdo emergjencë të mundshme në Gadishullin Korean.
XS
SM
MD
LG