Ndërlidhjet

BE paralajmëron pasoja për Libinë


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka paralajmëruar “pasoja” për udhëheqësin libian, Muamer Gadafi.

“Gadafi dhe autoritetet libiane e dinë se veprimet e tyre të dhunshme dhe të papranueshme do të kenë konsekuenca. Shkelja e të drejtave të njeriut duhet të ndalojë tani”, ka thënë Eshton.

“Mosndëshkimi i krimeve të kryera nuk do të lejohet nga komuniteti ndërkombëtar”, ka shtuar kryediplomatja evropiane, duke mirëpritur miratimin e saknsioneve të OKB-së kundër regjimit të Gadafit.

“Unë i bëj thirrje edhe një herë atij të ndalojë dhunën dhe të sjellë një zgjidhje paqësore të situatës, e cila është e pranueshme për popullin libian. Populli i Libisë ka folur dhe Gadafi duhet ta dëgjojë”, ka thënë Eshton.
XS
SM
MD
LG