Ndërlidhjet

logo-print

Opozitë e bashkuar apo e ndarë?


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i zgjedhjes së presidentit mund të jetë pika e parë e bashkimit të opozitës në Kosovë.





Kërkimi i mendimit të Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar se a është shkelur Kushtetuta gjatë kohës kur është zgjedhur presidenti i Kosovës, thuhet se do të mund të jetë bashkëpunimi i parë i partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarë të lartë të partive politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklarojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në Kuvendin e Kosovës, sa u takon çështjeve të rëndësishme për vendin.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se në këtë legjislaturë do të këtë shumë çështje, për të cilat do të jetë më se e nevojshme që të bashkërendohet një punë e duhur opozitare.
LDK

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur që të ketë bashkëpunime të tilla gjithmonë për të mirën qytetarëve, për të mirën e funksionimit ligjor të Parlamentit, po jo vetëm të Parlamentit, por edhe të një lloj mbikëqyrjeje për institucionet e tjera - në këtë rast për ato institucione, të cilat u formuan të tilla e që janë të brishta”,
thotë Beqiri.

Nga ana tjetër, Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se lëvizja e tyre i ka konceptet e veta për të vepruar në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca mendon se një opozitë e vërtetë në kuvend është ajo, që paraqet program alternativ themelor kundër kësaj situate, në të cilën gjendet vendi.

Glauk Konjufca

“Shpeshherë vetë opozita është shumë më e afërt me pozitën, sesa që janë të afërta subjektet politike me njëra-tjetrën. Pra, sa i takon Planit të Ahtisarti, sa i takon privatizimit, LDK-ja dhe AAK-ja janë më afër me PDK-në dhe me AKR-në. E, Lëvizja Vetëvendosje i kundërshton këto. Ne këto pikat fundamentale ata që janë opozitë kushtimisht duke përfshire LDK-në dhe AAK-në, janë më afër pushtetit sesa që janë më afër me ne”,
shprehet Konjufca.

Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, megjithatë thotë se do të ketë bashkëpunim mes partive opozitare në Parlamentin e Kosovës.

Siç shprehet Isufi, bashkëpunimi në Kuvend do të ketë nevojën e domosdoshëm e opozitës.
Ahmet Isufi

"Duke vepruar të unifikuar, ne do të jemi më të fuqishëm dhe po e themi se tani kur kemi një opozitë, e cila është me numër më shumë shqiptare sesa ata që janë në pozitë, do të tentojmë që t’i unifikojmë qëndrimet tona për arsye se është nevojë që të komunikojmë dhe të punojmë bashkë për interesat e qytetarëve të Kosovës”,
konsideron Isufi.

Për Ismet Beqirin nga LDK-ja, bashkëpunimi i parë i opozitës do të mund të jetë paqartësia e ditës së votimit dhe zgjedhjes së presidenti të vendit dhe dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo mund të jetë çështja e parë që mund t’i bashkojë në një mënyrë grupet parlamentare opozitare. Sido që të jetë, ne mund të ngremë edhe çështje të tjera, flas si Grup Parlamentar i LDK-së, sa më shpejt, sa më mirë të përgatitemi me kohë, që së paku vitin e ardhshëm t’i kemi zgjedhjet”,
thekson Beqiri.

Mirëpo, Glauk Konjufca potencon se para se të ketë një bashkëpunim në të ardhmen me opozitën, fillimisht do të shikohen konceptet e tyre politike dhe më pas do të vendoste nëse do të ketë bashkëpunim.

Lexoni edhe këto:

Opozita kërcënon me Gjykatë Kushtetuese
Thellim i krizës
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG