Ndërlidhjet

logo-print

Protesta edhe në Oman, një i vrarë


Së paku një person ka humbur jetën në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Oman.

Dëshmitarët thonë se incidenti ndodhi kur protestuesit u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit Sohar.

Sulltani Qaboos bin Said së fundmi ka riformatizuar kabinetin e tij në përpjekje për të ndaluar aktivitetet në rritje të protestave.

Protestat në Oman vijnë si pjesë e trazirave popullore që kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në javët e fundit.
XS
SM
MD
LG