Ndërlidhjet

Nata e Oskarëve


Statujat e çmimit Oskar
Statujat e çmimit Oskar

27 shkurti është nata e çmimeve Oskar ose siç njihet ndryshe mbrëmja më e madhe e Hollivudit. Orë përpara ceremonisë tensioni dhe ankthi janë rritur në mesin e aktorëve, aktoreve dhe regjisorëve të kandiduar për çmimin e madh.

Ata janë duke bërë vlerësimin e fundit për gjasat që kanë për marjen e çmimit e ndoshta përgatisin dhe fjalën që do të mbajnë në rast fitoreje. Një nga aktoret e kandiduara është australianja Xheki Uivër. Ajo është kandiduar për Oskarin si aktorja më e mirë në role të dyta.

Uivër interpreton rolin e e gjyshes e cila duhet të kujdeset për nipin adoleshent, të cilin thuajse nuk e njeh fare. Nipi arrin në shtëpinë e gjyshes në filmin “Animal Kingdom” pas vdekjes së nënës.

Uivër e pranon se nuk ka shumë gjasa për të fituar Oskarin, por thekson se është e lumtur të jetë e pranishme në natën e madhe.

Jam shumë e emocionuar për kandidimin. Jam e emocionuar që do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Oskar. Kandidimi ka qenë jashtë pritjeve të mia. Nuk kam problem me faktin se jam një e jashtme për Hollivudin dhe mundësitë për të fituar nuk janë shumë të mëdha. Padyshim që do kisha shumë dëshirë të fitoja.

Me të njëjtën frymë flet dhe regjisori kanadian Denis Vilinëv. Filmi i tij, i cili zhvillohet gjatë luftës civile në Liban, konsiderohet si kandidati më i mundshëm për të fituar çmim Oskar si filmi më i mirë i huaj.

Vilinëv pohon se vetë kandidmi është realizimi i një ëndrre të madhe për çdo regjisor.

E vërteta është se, siç mund ta dini, çmimet Oskar janë pjesë e mitologjisë fëminore të çdo regjisori. Është nder i jashtëzakonshëm të jesh atje. Është një ëndërr fëmijërie.”

Filmat “Fjalimi i mbretit”, “Rjeti Social-Facebook” dhe “Mjelma e zezë” pritet të marrin numrin më të madh të çmimeve dhe janë kandidatët kryesorë për çmimin e madh.

Jo larg nga vendi ku do të mbahet mbrëmja e madhe e kinemasë, të shtunën janë ndarë disa çmime të tjera, çmimet Razi. Të paktë janë ata që duan të fitojnë “Manaferrën e Artë”, çmim që i jepet filmit dhe interpretimit më të keq të vitit.

Emri i regjisorit indiano-amerikan Shejlaman u dëgjua më së shumti. Filmi i tij “The last Airbender” morri pesë “Manaferra të Arta” për filmin, regjisorin, skenarin dhe aktorin e dytë më të keq. Ky film morri dhe një çmim të krijuar rrishtazi në ceremoninë famëkeqe, atë të keqpërdorimit më të madh të teknologjisë tri dimensionale.

Shejlaman nuk ishte i pranishëm, por dihet se pak nga “fituesit” pranojnë të jenë në ceremoni. Në emër të Shejlamanit çmimin e morri komediani kanadez me origjinë indiane, Rasëll Peters.

Si indian në fakt nuk di ta shqiptoj emrin e tij. Doja të falenderoja çmimin Razi që më ftoi . Isha i dymbëdhjeti në listën e indianëve që ata do të telefononin.”

Filmi “The last Airbender” ishte në garë për filmin më të keq me “Sex& the city 2”, filmin e bazuar në serialin e suksesshsëm televiziv me të njëjtin titull. Të katra aktoret në film morrën “çmimin” si aktorja më e keqe.

Disa emrave të njohur të Hollivudit iu dhanë çmimet Razi.

Fitues është Ashton Kuçër për rolin e tij në filmin “Killers and Valentines Day”, tha drejtuesi i ceremonisë.

Xhesika Alba fitoi çmimin për të katër filmat në të cilat interpretoi vitin e kaluar

Aktorja më e keqe për rolet e dyta gjatë 2010-ës është Xhesika Alba për interpretimet në filmat “Killer inside me”, “Little Fockers”, “Machete” dhe “Valentin’s Day

Aktorja Sandra Bullok fitoi vjet Oskarin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “The Blind Side”, vetëm një natë pasi kishte marrë çmimin si aktorja më e keqe për interpretimin në filmin “All about Steve”

Kjo mund t’i bëjë çmimet Razi më pak dëshpëruese për ata të cilët u shpallën fitues në mesin e më të këqinjve natën e së shtunës.(i.b)
XS
SM
MD
LG