Ndërlidhjet

Rroga e Pacollit u shkon skamnorëve


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka vendosur që pagën e kryetarit të vendit t’ua japë dhjetë familjeve skamnore.

Vendimi i presidentit u bë publik gjatë vizitës që ai u bëri sot dy familjeve në gjendje të rëndë materiale – njëra në Prishtinë e tjetra në Ferizaj.

Familjet Bunjaku dhe Avdyli, së bashku me tetë famije të tjera, do të jenë përfituese të vendimit të Pacollit për një vit.

“Unë nuk do të marr të ardhura prej buxhetit të Kosovës. Ato të ardhura do t’ua ndaj proporcionalisht familjeve, por ajo do të jetë aq pak sa nuk do të ndërrojë situatën në vend. Gjendja në Kosovë duhet të ndryshohet me punë të sinqertë, natë dhe ditë. Duhet të ngrihemi ekonomikisht, të krijojmë mundësi të reja për njerëzit, për familjet, për arsye se situata është alarmante. Ju them se jam shumë i hidhëruar sot”, tha presidenti i Kosovës, pas vizitave në familjet Bunjaku dhe Avdyli.
XS
SM
MD
LG