Ndërlidhjet

logo-print

Holivud: “Fjalimi i Mbretit” – fitues i katër Çmimeve Oskar


Filmi “Fjalimi i Mbretit” është fitues i madh i ceremonisë së ndarjeve të Çmimeve Oskar në Holivud.

Ky film u nderua me katër Çmime Oskar, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë.

Colin Firth, që e luan rolin e Mbretit belbëzues të Britanisë, George i VI, në këtë film, e fitoi Çmimin Oskar për aktorin më të mirë.

Çmimin Oskar për rolin më të mirë në kategorinë e aktoreve, e fitoi Natalie Portman, për rolin e saj të balerinës në filmin “Mjellma e Zezë”.

Çmimet Oskar jepen një herë në vit nga Akademia e Filmit e Shteteve të Bashkuara dhe konsiderohen çmimet më prestigjioze të filmit në botë.
XS
SM
MD
LG