Ndërlidhjet

SHBA: Irani dënohet për “fushatën e organizuar të frikësimit”


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar Iranin, për atë që sipas Uashingtonit, është një “fushatë e organizuar e frikësimit”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Irani ka arrestuar liderë politikë dhe aktivistë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, liderë të studentëve dhe gazetarë.

Shtëpia e Bardhë, poashtu, e ka akuzuar Teheranin, se nuk u ka lejuar shtetasve qasje në informacione, duke i penguar transmetimet satelitore dhe duke i bllokuar faqet në Internet.

Ky njoftim i Shtëpisë së Bardhë u bë pasi një grup ndërkombëtar tha se dy liderë opozitarë iranianë, Mirhossein Mousave dhe Mehdi Karoubi, janë lëvizur nga shtëpitë e tyre në Teheran, ku ata praktikisht ishin nën arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG