Ndërlidhjet

Kina ka më tepër se 1.34 miliardë banorë


Kina thotë se numri i banorëve është rritur në më tepër se 1.34 miliardë.

Këto të dhëna paraqesin rritje në krahasim me ato të vitit 2000, që ishte 1.295 miliardë, me ç’rast nuk ishte bërë numërimi i punëtorëve imigrantë, që jetonin në qytete, për më pak se gjashtë muaj.

Dhjetë vite më vonë, dhjetëra miliona punëtorë imigrantë, janë vendosur në hapësira urbane në kërkim për punë.

Statistika e re doli nga regjistrimi, që bëhet një herë gjatë një dekade, e në të cilin morën pjesë gjashtë milionë punëtorë.
XS
SM
MD
LG