Ndërlidhjet

"Fjalimi i mbretit" rrëmben katër çmime Oskar


Fituesit e çmimeve Oscar 2011
Fituesit e çmimeve Oscar 2011
Filmi “Fjalimi i Mbretit” është fitues i madh i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oskar në Holivud.

Ky film u nderua me katër çmime Oskar, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë.

Colin Firth, që e luan rolin e mbretit belbëzues të Britanisë, George i VI, në këtë film, e fitoi çmimin Oskar për Aktorin më të Mirë.

Çmimin Oskar për Rolin më të Mirë në kategorinë e aktoreve, e fitoi Natalie Portman, për rolin e saj të balerinës në filmin “Mjellma e Zezë”.

Çmimet Oskar jepen një herë në vit nga Akademia e Filmit e Shteteve të Bashkuara dhe konsiderohen çmimet më prestigjioze të filmit në botë.


XS
SM
MD
LG