Ndërlidhjet

logo-print

K. Jugore, SHBA i filluan ushtrimet, K. Veriore kërcënohet


Trupat e Koresë Jugore dhe ato të Shteteve të Bashkuara, i kanë filluar ushtrimet e tyre ushtarake vjetore, përkundër kërcënimeve nga Koreja Veriore.

Ushtritë e Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara, thonë se në manovrat, që filluan sot, do të ushtrohet përgjigjja ndaj çfarëdo emergjence ndaj gadishullit Korean.

Dje, me anë të një kumtese, Koreja Veriore vlerësoi se ushtrimi është komplot “i rrezikshëm”, që ka për qëllim përmbysjen e qeverisë në Phenian.

Mëtutje, në kumtesë theksohet se nëse provokohet, Koreja Veriore, do ta fillonte luftën “në shkallë të plotë” me kundërsulme kundër aleatëve.
XS
SM
MD
LG