Ndërlidhjet

SHBA: Obama e lavdëroi mbretin e Bahrejnit për ndryshime


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e ka lavdëruar Mbretin e Bahrejnit për ndryshime në qeverinë e tij dhe për “përkushtimin për reformë”.

Pas dy javësh të protestave anti qeveri, Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa, i largoi katër ministra, përfshirë edhe dy anëtarë të familjes mbretërore.

Zoti Obama i ka inkurajuar liderët e Bahrejnit për ta udhëhequr një dialog “kuptimplotë, gjithëpërfshirës, josektar dhe përgjegjës” me popull.

Në Bahrejn ndodhën trazirat më të mëdha prej viteve të 90-ta, gjatë javës së kaluar, me ç’rast u vranë shtatë vetë.

Shumica shiite protestoi kundër, siç ka thënë, diskriminimit nga qeveria.
XS
SM
MD
LG