Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmet me bomba – 10 të vrarë


Nga shpërthimi i dy bombave në një turmë të fshatarëve, që i shikonin luftimet e qenve, në Kandahar të Afganistanit, janë vrarë 10 vetë.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, Zemarai Bashary, tha se sulmi me bomba të dielën në vendin Arghandab, kishte për cak fshatarët dhe makinën e policisë.

Me këtë rast u vranë tetë civilë dhe dy policë.

Kjo dhunë u bë në periudhën e fushatës vdekjeprurëse të udhëhequr nga talibanët, gjatë këtij muaji, me ç’rast u vranë më se 100 vetë, shumica prej tyre civilë.
XS
SM
MD
LG