Ndërlidhjet

Jemen: Protestohet në kryeqytet dhe në qytetet e tjera


Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë sot në rrugët e kryeqytetit Sana dhe të qyteteve të tjera në këtë vend, duke kërkuar përfundimin e sundimit 32 vjeçar të presidentit Ali Abduallah Saleh.

Dëshmitarët thanë se afër Universitetit Sana janë mbledhur afro 5 mijë vetë.

Në qytetet Ibb dhe Hudeida, u tubuan mijëra protestues, ndërsa në rrugët e qytetit Taiz dolën së paku 10 mijë vetë.

Zyrtarët lokalë thanë se dy ushtarë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur sot në dy sulme nga persona të armatosur në provincën Abyan.

Për këto sulme zyrtarët e kanë fajësuar al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG