Ndërlidhjet

Gjenevë: Navi Pillai kërkon mbështetje për protestuesit arabë


Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka bërë thirrje që të gjitha vendet t’i mbështesin reformat në Lindjen e Mesme.

Ajo i tha sot Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, se bota duhet t’i ndihmoj protestuesit, që shpejt t’i forcojnë ndryshimet e reja “para se ish interesat e ngulitur ta rivlerësojnë vetveten, apo të paraqiten kërcënime të reja”.

Ajo, poashtu, u tha anëtarëve të këtij këshilli me 47 vende, se ata duhet të mbesin vigjilent lidhur me Libinë, për shkak të frikës për represione të reja kundër civilëve nga forcat lojale të liderit të Libisë, Muamer Gadafit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, më vonë gjatë ditës, do të takohet me ministrat e jashtëm dhe me të dërguarit në takimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, në Gjenevë.

Të premten, ky këshill ka votuar njëzëri për suspendimin e Libisë.

Ndaras nga kjo, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka vënë sanksione udhëtimi dhe të pasurisë kundër Gadafit dhe qarqeve të tij të brendshme.

KS-ja ka miratuar edhe embrago të armatimit dhe ka kërkuar që goditja e Gadafit kundër protestuesve, nga e cila mund të jenë vrarë më se 2 mijë vetë, të shqyrtohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG